TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Qershor 2026, 09:25

Ekzekutimi i çiftit Mujeci në Lezhë/ Gjykata lë në burg Besnik Kolndreun, 40-vjeçari: Nuk kam lidhje me vrasjen

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i çiftit Mujeci në Lezhë/ Gjykata lë në
Gjykata lë në burg Besnik Kolndreun

40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ngjarje e ndodhur më 26 prill në fshatin Balldren të Lezhës, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Ai u paraqit para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë të caktuar në mungesë ndaj tij. Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, Koldreu ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen kriminale.

Sipas burimeve, ai ka deklaruar se jeton dhe punon në Mal të Zi dhe se nuk ka pasur dijeni për automjetin e përdorur nga autorët e dyshuar të krimit, i cili ishte fshehur pranë banesës së prindërve të tij të moshuar në zonën e Torovicës.

Pavarësisht pretendimeve të tij, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ndaj 40-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

Besnik Koldreu u arrestua nga autoritetet malazeze në Ulqin pasditen e 17 qershorit, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për vrasjen e çiftit Mujeci.

Ndërkohë, tre persona të tjerë të dyshuar si autorë të krimit, Renato, Florin dhe Adriano Mhillaj, vijojnë të jenë në arrati. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin për kryerjen e vrasjes.

Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa udhëtonin me automjetin e tyre në aksin Balldren–Torovicë, në Lezhë. Hetimet e deritanishme kanë nxjerrë dyshime se motivi i krimit lidhet me hakmarrjen.

ekzekutimi i çiftit mujeci besnik kolndreu

Lini një Përgjigje