TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2024, 17:08

Spiropali përgëzon opozitën për marrëveshjen: Të enjten seancat e plota! Amnistia? S'kemi marrëveshje

Shkruar nga Pamfleti

Spiropali përgëzon opozitën për marrëveshjen: Të

Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin, Elisa Spiropali ka përgëzuar deputetët e opozitës për arritjen e një marrëveshje me mazhorancën për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe rikthimin në normalitet të jetës parlamentare.

Ministrja tha se që nga e enjtja Parlamenti do t’i rikthehet normalitetit.

“Të enjten seancat do të jenë më të plota më transparente dhe qeveria është e gatshme që të gjithat që janë në parlament ti diskutojë dhe debatojë me opozitën”, tha Spiropali.

Pyetjes nëse mazhoranca do të bashkojë votat me ‘Rithemelimin’ për të votuar Amnistinë Penale, që kërkon shumicë të cilësuar për tu miratuar, Spiropali iu përgjigj duke thënë se mazhoranca nuk ka bërë marrëveshje.

“Ne nuk kemi bërë asnjë marrëveshje”, tha Spiropali.

elisa spiropali ps pd

Lini një Përgjigje