TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2024, 16:17

Arrihet marrëveshja PS-PD, Konferenca e Kryetarëve miraton dy komisionet hetimore të kërkuara nga opozita!

Shkruar nga Pamfleti

Arrihet marrëveshja PS-PD, Konferenca e Kryetarëve miraton dy

Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe gjashtë anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe 8 anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Arrihet marrëveshja PS-PD. Konferenca e Kryetarëve ka miratuar dy komisionet hetimore të kërkuara nga grupi i Bardhit.

PS dhe PD kanë arritur marrëveshjen, për të ngritur një Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi si Check-up dhe Sterilizimi dhe një Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe gjashtë anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe 8 anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Puna e komisionit do të zgjasë 4 muaj, por mbetet e hapur mundësia për shtyrjen e këtij afati. Këta dy komisione ishte pjesë e diskutimeve të ditëve të fundit mes kundërshtarëve politikë, të cilët arritën një marrëveshje për rikthimin e normalitetit në sallën e Kuvendit me plotësimin e një pjese të kërkesave të demokratëve.

Gjithashtu, mësohet se është rënë dakord që të miratohen ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Pra në këmbim të Komisoneve opozita ka rënë dakort për miratimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota siç është Amnistia Penale.

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje