TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2024, 16:25

Zbulohet pazari PS- Berisha për Amnistinë Penale, Çuçi: Kemi rënë dakord për ligjet me 84 vota

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet pazari  PS- Berisha për Amnistinë Penale, Çuçi:
Çuçi dhe Bardhi

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot ngritjen e dy Komisioneve Hetimore.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi konfirmoi se mes mazhorancës dhe opozitës ka pasur dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Ai tha se është rënë dakort për sistemin e të dhënave TIMS dhe për shërbimet në Shëndetësi. Te këto të fundit, siç sqaroi Çuçi, përfshihen “Sterilizimi” e “Check up-i”.

Më tej ai tha se me opozitën është rënë dakort edhe për miratimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota siç është Amnistia Penale.

“Një komision për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS. Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”, tha Çuçi midis të tjerash.

Mijëra të burgosur apo në proces gjykimi prej 2 muajsh janë me sytë nga Kuvendi për të përfituar nga amnistia penale, por një nen i miratuar nga socialistët në Komisionin e Ligjeve duket se ka larguar edhe Partinë Demokratike nga gjetja e konsensusit për të munduar 84 votat e nevojshme për miratim.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës por edhe segmente të Rithemelimit deklarojnë se Partia Socialiste po i fal burgun dhe po amniston nga ndjekja penale subjekte të SPAK e GJKKO që janë zyrtarë të korruptuar. 

Në nenin 5 i emërtuar “Kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit” parashikohet se të gjitha ata persona që nuk mund të përfitojnë ulje totale të dënimit për shkak se janë dënuar për vepra që amnistia i përjashton do të përfitojnë një ulje të dënimit me 1 vit e gjysmë burg për gratë dhe të miturit dhe 1 vit për burrat.

 

pazari ps- berisha për amnistinë penale

Lini një Përgjigje