
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka dënuar rastin e kërcënimit të prokurorit të SPAK-ut, që u bë i ditur paraditen e some nga Altin Dumani.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sula shkroi se solidarizohet me cilindo prokuror që ësht kërcënuar, teksa bëri thirrje që autoritetet të ven para drejtësisë përgjegjësit.
Sula shtoi gjithashut se çdokush që del kundër SPAK-ut, duhet të kutojë se po del kundër 80 për qind të shqipëtarëve që e mbështesin atë.
“Dënoj kërcënimin që i është bërë prokurorit të SPAK nga krimi i organizuar. Nga mediat u informova se kreu i SPAK, Z. Dumani paska deklaruar se një nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme është kërcënuar nga krimi i organizuar.
Solidarizohem me cilindo që është kërcënuar dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë e kriminal dhe inkurajoj që autori të vendoset para drejtësisë duke marrë ndëshkimin maksimal.
Dua të kujtoj se sipas sondazheve të ndryshme që janë bërë, SPAK është nga institucionet që ka besimin më të lartë të qytetarëve, mbi 80% të tyre, ndaj kushdo duhet të dijë se kush është kundër spak është përball 80% të qytetarëve shqiptarë.
Askush nuk duhet as ta mendojë e jo më të marrë një akt të tillë që të ngrej dorën, zërin ndaj SPAK, Policisë dhe institucioneve garantuese të ligjit dhe rendit normal.
Si një ish-koleg i tyre dua ti mbështes dhe ti inkurajoj në punën e tyre për ti dhënë qytetarëve një shoqëri, një realitet që politika ka dështuar tua ofrojë”, shkruan Sula,
Lini një Përgjigje