TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2024, 21:38

Marrëveshja PS-Berisha, Salianji zbulon prapaskenat: Demokratët nuk fitojnë asgjë, Rama sërish e bëri me hile

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja PS-Berisha, Salianji zbulon prapaskenat: Demokratët nuk
Ervin Salianji

Opozita i ka dhënë fund aksionit të saj 5-mujor në Parlament duke i hapur rrugë normalitetit në Kuvend. Marrëveshja mes Rithemelimit dhe mazhorancës është finalizuar sot në Konferencën e Kryetarëve me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore.

Për këtë deputeti demokrat Ervin Salianji tha se nga kjo marrëveshje fiton vetëm Rama.

'Kjo është një marrëveshje mes PD dhe PS dhe nuk ka të bëjë me asnjë emërtim tjetër në gjithçka që ka të bëjë me grupet parlamentare apo me partinë. Së dyti mendoj që marrëveshja e arritur nuk sjell asgjë për Partinë Demokratike dhe nuk sjell asgjë për interesin publik. Është një marrëveshje të cilën ne e kemi refuzuar, ne nuk mund të bëjmë sikur kemi sukses për vende apo komisione të cilat me ligjin e ri kemi refuzuar vetë të marrim pjesë. Edi Rama dhe këtë herë është me hile, siç mendoj se do të jetë përherë. E rëndësishme është që të na njohin qytetarët dhe të marrim mbështeten e votat e tyre, jo të na njohë Edi Rama. Kjo e ul paksa besueshmërinë e opozitës, por do të na duhet më shumë punë për t’u rikuperuar tani e mbrapa.', tha Salianji në Vizion Plus.

Sot është miratuar ngritja e 2 komisioneve hetimore të propozuara prej grupit parlamentar të PD-së në Konferencën e Kryetarëve.

Bazuar në kërkesën zyrtare të Gazment Bardhit drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, pritet që në muajt në vijim të zhvillohen komisionet hetimore që kanë të bëjnë me sistemin e të dhënave TIMS, PPP-të në Shëndetësi si dhe çështjen e Sterilizimit.

Deri më tani dihen detaje vetëm për komisionin hetimor mbi të dhënat e TIMS, i cili pritet të mbahet për 4 muaj që nga data e miratimit dhe në përbërje do të ketë 15 anëtarë. Prej tyre, 6 bashkë me kryetarin propozohen nga grupi parlamentar i PD-së dhe 8 të tjerë nga grupi i Partisë Socialiste.

 

marrëveshja ps-berisha

Lini një Përgjigje