
Deputeti demokrat Luan Baçi ka folur për bashkimin e Gazment Bardhit me grupin e bështetësve të Sali Berishës, duke thënë se tashmë ai është pranuar si drejtues i grupit.
Ai thotë se ka vetëm një Parti Demokratike, dhe pikërisht shumica e saj ka zgjedhur si kryetar grupit Gazment Bardhin.
Ndërsa për Lulzim Bashën ai tha se tashmë nuk ka asnjë demokrat që e mbështet.
“Ka një PD. Ka një PD që ka bërë opozitën e vërtetë. PD që ka zgjedh me shumicë dërmuese votash kreun e Grupit Parlamentar Bardhin. Dhe socialistët e kanë pranuar tashmë dhe nuk kanë ku të vejnë më. Diversionet që vazhdojnë të bëjnë akoma, duke stimuluar, duke dhënë oksigjen 5-6 deputetëve të ngelur atje. S’ka demokratë në bazë që ta mbështesë apo ta besojë në lojën e tij politike për të përfituar personalisht ai dhe disa deputetë të tjerë. PD është një. Kush të dojë le të vijë dhe të marrë pjesë në Grupin Parlamentar të PD. Mendoj se kërkimi i faljes është hyjnore, por kërkimi i faljes nuk bëhet vetëm me fjalë”, tha deputeti Baçi në një intervistë për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje