TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2024, 16:10

“Cili është klani më i fortë brenda PS?"/ Këlliçi thirrje SPAK-ut: Mos ndërhyni në luftën brenda mazhorancës

Shkruar nga Pamfleti

“Cili është klani më i fortë brenda PS?"/

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka akuzuar lidhur me abuzimet me tenderat nga mazhoranca, duke i bërë thirrje edhe SPAK-ut që të pozicionohet aty ku i takon.

Këlliçi tha se SPAK nuk duhet të bëjë kompromis me korrupsionin dhe mbi të gjitha nuk duhet të bëhet pjesë e luftës së klaneve të pushtetit brenda Partisë Socialiste.

“Sot, Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka paguar 130 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston dhe ndërton rrugët me 30 milionë euro kilometrin. Për këto skandale korruptive të përmasave globale, Edi Rama është mjaftuar duke thënë se disa zyrtarë të tij, na paskan ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës së kryeministrit.

Kjo papërgjegjshmëri ekstreme, kjo tallje me qytetarët dhe sistemin e drejtësisë duhet të marë fund një orë e më parë. Ndaj gjej sot sërish rastin t’i drejtoj një thirrje SPAK, për t’u pozicionuar aty ku i takon, krah interesit publik dhe në luftë pa kompromis me korrupsionin galopant të kësaj qeverie. Mos u bëni pjesë e luftës së klaneve të pushtetit dhe korrupsionit brenda Partisë Socialiste.

Shqiptarët nuk janë të interesuar se cili është klani më i fortë brenda mazhorancës dhe se kush kërkon të burgosë kë, brenda Partisë Socialiste. Shqiptarët duan drejtësi pa regji”, tha Këlliçi.

Këlliçi tha se edhe rritja e pagave dhe pensioneve, do të vijë vetëm pasi të jetë vënë drejtësia në vend. Ai u shpreh në të njëjtën linjë edhe me ish-kryeministrin Berisha, se nevojitet një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

“Rritja e rrogave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, rritja e investimeve të huaja në vend dhe integrimi ynë në Bashkimin Europian, do të ndodhë vetëm kur të kemi një drejtësi të vërtetë, të paanshme, një drejtësi e cila nuk burgos Kryetarin e Opozitës pa asnjë provë apo akuzë, por godet dhe dënon zyrtarët e korruptuar të cilët kanë detyruar mbi 1 milionë shqiptarë të marin rrugët e emigrimit në këto 10 vite.

Ndaj qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për vendin”, përfundoi Këlliçi.

belind kellici tendera ps spak

Lini një Përgjigje