TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2024, 15:51

Pazari Rama-Berisha/ Blofi i dytë i opozitës me komisionet hetimore? Pse PS mund të zvarrisë apo bllokojë gjithçka

Shkruar nga Pamfleti

Pazari Rama-Berisha/ Blofi i dytë i opozitës me komisionet hetimore?

PS ka shumicën në komisionet hetimore dhe me forcën e votës mund të bllokojè gjithçka...

Pas më shumë se 5 muajsh tym e kaos në Kuvend, grupi i Berishë uli kokën dhe pranoi të negociojë me Ramën. Nga 8 komisione hetimore që PS i ka refuzuar në 2 vite, demokratë u mjaftuan me një kockë. Ata ranë dakord të ngrenë një komision për aferat në shëndetësi dhe një për sistemin TIMS. Ky ishte blofi i parë, pasi nuk ngritën komisione për McGonigal, aferën me Portin e Durrësit, etj.

Por nëse shihen me kujdes raportet për të dyja komisionet, ata do të përbehen nga 15 anëtarë, ku 6 emra dhe kryetarin i ka PD dhe 8 emra i ka PS. Pra raportet janë 7 me 8. Kjo do të thotë se mazhoranca ka shumicën dhe për PD nuk do të jetë aspak e lehtë. PS mund të rrëzojë çdo kërkesë që asaj nuk i leverdis, duke bllokuar gjithçka.

Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 (gjashtë) anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe 8 (tetë) anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Përbërja e Komisionit caktohet me vendim te veçantë të Kuvendit”, thekson raporti.

Që në vitet e para të demokracisë dhe deri më sot, komisionet hetimore në asnjë rast nuk kanë përfunduar me diçka konkrete. Te inceneratorët dhe dosja CEZ-DIA pati padi në SPAK, por gjithmonë ka pasur zvarritje dhe dy raporte në fund. Me gjasë dhe këtë herë do kemi të njëjtën gjë. Së pari komisionet do të dërgojnë kërkesa për të marrë informacione dhe me gjasë te të dyja PD nuk do marrë atë që kërkon.

Te rasti i koncesioneve në shëndetësi, Kontrolli i Lartë i Shtetit është përballur me pengesa në Ministrinë e Shëndetësisë, pasi të dhënat i ka sekuestruar SPAK. Ministria vetë KLSH-së i ka bërë të qartë se dosjet i ka sekuestruar prokuroria dhe nuk i vënë dot në dispozicion asgjë. Kur është refuzuar KLSH, do i japë ministria dokumente Gazmet Bardhit?

Te rasti i TIMS situata është edhe më e vështirë. Kemi të bëjmë me një sistem sekret. Bëhet fjalë për të dhënat e çdo qytetari dhe nuk mund të dalin ato ndonëse mund ta kërkojë një komision hetimor. Edhe pse Berisha akuzon se ka pasur ndëyrje për Olsi Ramën, duhen dokumente. Deputetët po ashtu do të duhet të pajisen me certifikata sigurie, por sërish me gjasë do të kemi burokracira. Viti që vjen është vit zgjedhor dhe pas pushimeve të verës me gjasë gjithçka do përfundojë te kalendat greke. /Pamfleti

Lini një Përgjigje