
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si pronar të kompanisë së sterilizimit, por tha se Altin Dumanit ‘ia mbyllën gojën’ për këtë çështje.
Sipas Berishës, nuk është Ilir Beqja, por Edi Rama ai që ka bërë vjedhjen e shekullit.
“Kjo ndodh sepse në qoftë se kthehemi 5 vite më parë, kushdo që e njeh Ilir Beqën, çdo gjë mund të thotë për të, por i mençur nuk thotë dot se është.
Pse ua thashë këtë? Ua thashë këtë se nuk ishte Beqja që dilte nga një studio në studio tjetër më gërshërën e thyer me një krah. Ishte Edi Rama që paraqitej para jush duke u thënë se ja me çfarë jeni operuar.
Edi Rama e bënte këtë vetëm e vetëm se sipërmarrja, vjedhja e dytë e shekullit ishte e tij.
Ishte ai hajduti kryesor i saj.
Kurse Skapi i partisë, Duman-Kraja e të tjerë, e dërgoi për shpërdorim detyre.
Po pse e bëjnë këtë? Sepse Dumani, pasi bëri një mendim veças në padinë e parë, që nuk u bë asnjë padi ndaj Beqës, u tërhoq, ia mbyllën gojën.
Po si ia mbyllën gojën? Hë i thanë ata, po ti pse nuk çon Erion Veliajn, që ka vjedhur dyfishin me inceneratorët?
Ka firmën në të gjithë procedurën, është përgjegjës direkt për kontrollin e ndërtimeve, dhe sot pas 6 viteve nuk ekziston gjurmë e tyre.
Kështu që ata pra e gjuajnë me krime në surrat njëri-tjetrin dhe bëjnë amnistinë e kriminelëve qeveritarë”, ka thënë Berisha.
Lini një Përgjigje