
Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri përfaqësues të Partisë Demokratike kanë mbërritur në qendrën e Votimit nr 22-23.
Në këtë qendër pak minuta më parë u shënua një incident pasi procesi u bllokua për shkak se një çift fotografoi votën. Pas një ndërprerje prej 30 minutash, procesi i votimit rifilloi.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Bylykbashi tha se ky rast nuk është problematik por vepër penale, dhe se opozita ka denoncuar vazhdimisht dhe më 14 maj këto çështje.
"Ne e kemi denoncuar vazhdimisht, sigurisht komisioni e ka kapur. Nuk është pengim procesi është vepër penale. Komisioni i Qendrës së Votimit ka bërë detyrën. Kjo është vepër penale jo problematikë!", tha Bylykbashi.
I pranishëm ishte edhe deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj.
Lini një Përgjigje