TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2023, 19:31

Pse Bajram Begaj edhe pas një viti vijon t’i fshehë këshilltarët?!

Shkruar nga Pamfleti

Pse Bajram Begaj edhe pas një viti vijon t’i fshehë

Nëse bën një kërkim në faqen zyrtare të Presidencës, nuk ka asnjë të dhënë mbi Sekretarin e Përgjithshëm, shefin e Kabinetit dhe këshilltarët...

Presidenti Bajram Begaj ka bërë thuajse një vit në krye të detyrës. Më 24 korrik 2022 ai u betua si president dhe që prej asaj date ka bërë vetëm dy gjëra: ka firmosur çdo nismë të qeverisë dhe i është fshehur transparencës.

Gjatë një viti president, Begaj ka dhënë vetëm një intervistë televizive. Ai ka folur te VOA, ndërsa ka shmangur mediat shqiptare. Sa u takon konferencave për shtyp apo prononcimeve ato nuk kanë ndodhur kurrë. Në të gjitha rastet, mediat kanë marrë kaseta të gatshme.

Por përtej “frikës” së presidentit nga mediat, bie në sy fakti se pas një viti, Begaj mban ende sekret stafin e tij të ngushtë.

Nëse bën një kërkim në faqen zyrtare të Presidencës, nuk ka asnjë të dhënë mbi Sekretarin e Përgjithshëm, shefin e Kabinetit dhe këshilltarët. Begaj ka lënë shumë skandale dhe ka dy opsione: ose nuk ka këshilltarë, ose ata që ka i ka të paaftë. 

Pse Bajram Begaj edhe pas një viti vijon t’i fshehë

Sipas burimeve të “Pamfletit”, Drejtor Kabineti Begaj ka emëruar Eduart Seitaj dhe Sekretar të Përgjithshëm Florian Kalin, njërin kushëri të tij nga fshati Kutë i Mallakastrës, ndërsa tjetrin ish-koleg drejtues në ushtri. Edhe emrat e tyre janë sekretë, pasi nuk rezultojnë te faqja zyrtare. Sa i takon këshilltarëve, askush nuk e di se me kë këshillohet Presidenti.

Kjo reflektohet dhe te gafat e presidentit. Në letrën që dërgoi për vdekjen e mbretëreshës britanike, e cilësonte të dalë mode monarkinë. Ndërsa kur priti presidentin italian, shkeli protokollin duke ecur gjatë këndimit të himnit.

Nuk duhet harruar fakti se kur mori detyrë, Begaj shkarkoi me “kuç e me maç” në Presidencë dhe me shumë mundësi aty ka futur tarafin e vet dhe nuk do t’i bëjë publik emrat. /Pamfleti

Pse Bajram Begaj edhe pas një viti vijon t’i fshehë

Pse Bajram Begaj edhe pas një viti vijon t’i fshehë

begaj keshilltaret

Lini një Përgjigje