TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2023, 09:49

U fotografua vota/ Ndërpritet procesi i votimit në një QV në Rrogozhinë, "çmendet" vëzhguesi; mbyll gazetarët me çelës

Shkruar nga Pamfleti

U fotografua vota/ Ndërpritet procesi i votimit në një QV në

Në Rrogozhinë, ku po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e bashkisë, një grua është kapur duke fotografuar votën e saj, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e procesit të votimit në qendrën nr. 22-23.

"I është bërë foto fletës së votimit. Do të mbyllet votimi deri sa të vijë kryetari i KZAZ.", u shpreh një vëzhgues.

Ndërkaq një incident i rëndë ka ndodhur mes një vëzhguesi në këtë qendër votimit pas debateve me operatorët dhe gazetarët në qendrën e votimit.

“Na mbylli me çelës! Nuk lejon as operatorët dhe ne na ka mbyllur brenda”, raporton një gazetare.

Shkak i këtij nervozizmi duket se është bërë prekja e fletëve të votimit nga ana e vëzhguesit.

Kujtojmë se rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime ditën e sotme. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë sërish në garë për tu rizgjedhur në krye të bashkisë së këtij qyteti.

Janë 54 qendra votimi deri më tani, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të drejtohen, nga ora 07:00-19:00 dhe ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha.

Shpresat për këtë të fundit janë shtuar, pasi në këto zgjedhje nuk do të votojnë të burgosurit, që në zgjedhjet e fundit vulosën fitoren e Edison Memollës.

Në KQZ ka mbërritur një kërkesë nga burgjet për votimin e 89 të burgosurve që gëzojnë të drejtën e votës në institucionin e burgut “Kosova”, por afatet nuk premtojnë, e për sa kohë nuk ka një vendim nga Bashkia e KZAZ-ja, në burg nuk do të ngrihet një qendër votimi.

Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues, por me ankesë të koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme zgjedhjet pas një sërë shkeljesh.

fleta e votimit foto proces votimi rrogozhine

Lini një Përgjigje