TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2023, 22:23

Rrogozhina nesër voton, policia merr në ruajtje qendrat zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

Rrogozhina nesër voton, policia merr në ruajtje qendrat zgjedhore

Bashkia e Rrogozhinës do të mbajë nesër zgjedhjet për kreun e ri vendor. Ishte Kolegji Zgjedhor që vendosi ripërsëritjen e tyre pas rezultatit të ngushtë dhe parregullsive.

Sot materialet zgjedhore janë bërë gati dhe policia ka marrë në ruajtje qendrat e votimit.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave.

Ndërkohë ka filluar funksionimi i aplikacionit “Monitorimi elektronik i shërbimeve të Policisë së Shtetit”, i cili shfaq në kohë reale raportimet e strukturave në terren për sigurimin e rendit publik dhe të objekteve zgjedhore, gjatë procesit të votimit në territorin e Rrogozhinës.

Policia garanton qytetarët e Rrogozhinës së ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe pa intimiduar prej askujt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

policia zgjedhje rrogozhine

Lini një Përgjigje