
Irfani i Tmerrshëm duket se ka gjetur pazarin me Ramën. Një vit më parë pati një “luftë” të fortë mes tyre. Rama i dërgoi fadromat te “Prestige Resort”. Fillimisht i prishi pishinat, ndërsa më pas i vuri tritolin hotelit.
Fanja më pas nisi t’i kujtonte bukën që kishin ngrënë. Nuk la gjë pë thënë për Taulant Ballën, i cili madje rrinte dhe në kuzhinat e resortit ku gatuhej. Fanja nxori dhe kapter Pezën, i cili nga socialist u kthye në armik, duke sulmuar shefin e tij dhe Ballën.
Më pas doli që Fanja kishte bërë dhe evazion fiskal me birrat dhe mori një gjobë të majme miliona euro, e cila ja mbylli gojën. Televizioni i tij, ndali sulmet dhe Rama është LIVE aty përditë. Sulmet ndaj Belinda Ballukut u ndalën dhe tani raportohen lajmet e saj dhe arsyeja duket e thjeshtë: Fanja ka ringritur biznesin e tij buzë detit.
Vetë “Prestige Resort” dhe vetë djali i biznesmenit kanë njoftuar në rrjetet sociale se kanë rihapur pishinat. Ndonëse nuk kishte leje dhe IKMT bëri batërdinë, duket se fadromat dhe tritoli janë ndalur.

“Prestige Resort në Durrës rihapet per t’ju mirëpritur! Vilat nën freskinë e pishave, pishina familjare dhe plazhi janë disa nga elementet që do të gjeni këtë sezon. Rezervoni tani dhe shijoni pushimet tuaja në një nga destinacionet më të preferuara të bregdetit”, njoftohet në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje