Riaktivizohet zjarri në Peshtan të Fierit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke bërë që zjarri të marrë përmasa dhe më të mëdha.
Nga aksioni i djeshëm ka mbetur një vatër zjarri, e cila si duket është aktivizuar sot duke krijuar një situatë shumë të vështirë, kjo pasi terreni është i thyer.
Drejtori i zjarrfikësve të bashkisë Fier Zija Hyka ka pohuar se situata është shumë e vështirë.
“Tre grupe zjarrfikëse janë në terren. Po ashtu kërkohen përforcime nga repartet e zjarrfikësve të Patosit. Zjarri po përhapet me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë dhe rrezikon që flakët të dalin në rrugën e vjetër rurale Fier - Cakran në vendin e quajtur "Qafa e Shkozës". Fillimisht priten ndihma nga kolegët e Patosit, por nëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë”, tha shefi zjarrfikëseve të bashkisë Fier, Zija Hyka.

Terreni është shumë i vështirë dhe automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.
Nëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë. Terreni është shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.
Lidhur me rastin në fjalë nga blutë e fierit u vendos në pranga edhe një 28-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndezur zjarrin.
Lini një Përgjigje