TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2023, 09:37

Pjesëmarrje e lartë votuesish në Rrogozhinë, qytetarët mbajnë radhën për të votuar

Shkruar nga Pamfleti

Pjesëmarrje e lartë votuesish në Rrogozhinë, qytetarët

Krahasuar me zgjedhjet vendore të 14 majit, votimet në Rrogozhinë këtë herë po ecin me ritme më të shpejta.

Qytetarët janë më të përkushtuar për të votuar zgjedhjen e kryebashkiakut. Diçka e tillë vihet re jo vetëm nga qytetarët që presin në radhë, por edhe nga statistikat të cilat tregojnë se ka një pjesëmarrje më të lartë të votuesve tani se në të njëjtën kohë, 2 muaj më parë.

Në orët e para numri i votuesve ishte 5.34%, ndërsa 2 muaj më parë, në po të njëjtën orë pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 1.7%.

Pjesëmarrje e lartë votuesish në Rrogozhinë, qytetarët

Mbi 33 mijë qytetarë kanë të drejtën e votës. Ndryshe nga 14 maji, ata do të vendosin shenjën e tyre vetëm në një fletë votimi ku i pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.



votues rrogozhine rradhe

Lini një Përgjigje