
Avokatja Brikena Kasmi tha në një intervistë se vonesat që kanë ardhur si pasojë e vetingut do t’i kenë pasojat për brezat e ardhshëm.
Sipas saj, së fundmi ka pasur një shtim të rasteve në Strasburg për mungesën e një procesi të rregullt ligjor në Shqipëri, çka ka është tregues që i gjithë sistemi i drejtësisë ka rënë.
Ajo u shpreh se nëse bie i sistemi i drejtësisë, në të ardhmen mund të bie dhe vetë shteti, apsi drejtësia është një nga hallkat që e mban atë.
“Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore ka një problem madhor që do ta ndiejnë brezat e ardhshëm. Që do të thotë se përveç faturës financiare, ka një humbje të së drejtës. Nëse iu i referoheni Gjyaktës së Strasburgut ne flasim aty për nenin 6 dhe për protokollin 1 që është e drejta e pronës. Nuk po flasim më për të drejtën e pronës, por po flasim për nenin 6 që është procesi i rregullt ligjor. Nëse shkojmë për procesin e rregullt ligjor do të thotë që ty të mungon hallka e pushtetit këtu. Ke 1/3 e pushtetit, se shteti ka tre shtylla dhe njëra nuk po qëndron. Do të bjerë çatia e shtetit dhe këtu flas për të ardhmen”, tha avokatja në “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje