TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2023, 13:20

Gara për qytetet e mëdha: si rreshtohet PS, PD dhe Foltorja për 14 Majin

Shkruar nga Pamfleti

Gara për qytetet e mëdha: si rreshtohet PS, PD dhe Foltorja për

Teksa jemi 1 muaj e gjysmë para zgjedhjeve lokale, partitë politike i kanë bërë gati skuadrat që do të zbresin në fushë për “ndeshjen” e 14 Majit.

Partia Socialiste do ta nisë lojën e saj me 45 lojtarë të sprovuar dhe 16 prurje te reja.

Ndërkohë gara është e komplikuar në kampin blu, ku krahas betejës me rivalët socialist, demokratët luftën më të madhe e kanë brenda llojit.

I mbetur pa logo dhe vule partie, streha e vetme për kandidatet e Sali Berishës është koalicioni “Bashke Fitojmë” i udhëhequr nga aleati i tij i betejave te vjetra e të reja Ilir Meta.

Nga ana tjetër në garë është edhe Enkelejd Alibeaj me vulën dhe logon zyrtare të Partisë Demokratike.

Alibeaj për zgjedhjet e 14 Majit ka shmangur përtalljet ne bashkitë te mëdha duke ia lënë Berishës garën të drejtpërdrejtë me Ramën.

Ndërsa Ilir Meta ka nxjerrë kandidatë vetëm në katër zona dhe aleati i vogël, Vangjel Dule i ka sytë i ka drejt zonave minoritare me një lojtar shumë të përfolur e kontrovers si Fredi Bejleri.

Gara në qyetet kryesore PS, PD dhe koalicioni Meta-Berisha:

Tirana

Bashkinë më të madhe në vend atë të Tiranës, PS ia beson Erion Veliajt drejt një mandate të tretë.  Betaja për kryeqytetin premton gare me shume zgjedhje. Demokratet luftën me shume sesa me kundërshtarin politik e kane brenda llojit, Belind  Këlliçi është Benjamini i Berishes dhe Metës, ndërkohë Roland Bejko kritik i ashpër i kreut te Foltores  do jetë në fletën e votimit me siglën dhe logo ne PD zyrtare.

Elbasan

Gledian Llatja  socialistët e shikojnë si favorit në marrjen e një mandati  të dytë në Elbasan ku gara nuk parashikohet aspak e lehtë. Deputeti  demokrat Luçiano Boçi hoqi dorë nga  mandati për karriere kryebashkiaku  me bekimin e Berishës, ndërkohë PD zyrtare vendosi ti lëre terren të lirë.

Durrës

Edhe në Durrës, ku gara e 14 Majit pritet të jetë e fortë, socialistët garojnë me Emiriana Sako. Kandidatja socialiste sfidohet vetëm nga një demokrat dhe ai është ish-deputeti Igli Cara por ai nuk përfaqëson siglën e PD por atë të koalicionit “Bashke Fitojmë”.

Shkodra

Socialistët synojnë ta fitojnë Shkodrën një bashki bastion i  së djathtës me Benet Becin i cili lë mandatin e deputetit.  Bardh Spahiu mbajti shkodrën blu në zgjedhjet e pjesshme te 6 marsit  dhe foltorja i ka dënë një shanc të dytë për të  pasur jë mandat të plote në krye te kryeqendrës së veriut. Demokratët e Alibeajt  nuk kanë kandidat.

Vlorë  

Paçka se Vlora është një bastion i PS, Edi Rama preferoi ta zgjedhë kandidatin përmes një votimi të asamblesë lokale ku i preferuari socialistëve vlonjat doli diplomati Ermal Dredha. Demokratët e  Vlorës nuk do këtë asnjë kandidat me siglën zyrtare. Te vetmin te djathtë Hysni Sharra do e gjene ne strehën e koalicionit Meta Berisha.

Korçë

Të kënaqur me transformimin e Korçës, socialistët nuk hezituan të kandidojnë Sotiraq Filon. Kandidati i PD zyrtare  në  juglindje   u tërhoq nga gara i zhgënjyer, ndërkohë Sali Berisha synon Korçën me profesoreshën Ledina Alolli.

Berat

Socialistët rikandidojnë në Berat Ervin Demon, ndërsa demokratët do të kenë vetëm një opsion atë të  mjekut Zija Ismaili  pasi Enkelejd Alibeaj nuk ka kandidat.

Fier

Socialistët kërkojnë një tjetër mandate me Armando Subashin.  Demokratët kanë dy zgjedhje Evdar Koedhelin e Rithemelimit  ose ate te PD zyrtare Eriselda Zotaj Çelaj.

Gjirokastër

Në Gjirokastër so të garojnë me mjkun Flamur Golemi, të cilën e shohin si garancia e fitores prej tij për një tjetër mandate në këtë qytet. Në këtë bashki kandidatët demokratë ka vetëm në strehën e koalicionit te udhëhequr nga Ilir Meta dhe ai është Dorian Lami.

Kukësi   

Safet Gjici do garojnë për një tjetër mandat për PS. Demokratët që kanë në dorë vulën dhe logon zyrtare të partisë, vendosën  ti shmangen garës në bastionin e tyre, ndërkohë Sali Berisha  synon të ktheje Kukësin blu me mjekun  Admir Sinamati.

Dibra

Fituesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale një vit më parë në Bashkinë Dibër Rahim Spahiu, socialistët i kanë dhënë besimin për të garuar në këto zgjedhje. PD zyrtare  i ka shpresat tek kreu i  degës Naim Gazidede  ndërkohë oferta e Rithemelimit është avokati Ismail Uka.

Lezhë

Në Lezhë, popullariteti që gëzon dalë nga sondazhet, ia bëri të lehtë PS të rikandidojë Pjerin Ndreun. Kandidati i Alibeaj u tërhoq nga gara, ndërkohë  Meta dhe Berisha  kërkojnë votat e demokratëve me Pashk Gjonin.

pd rama ps berisha

Lini një Përgjigje