TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2023, 11:52

Komisioni i Ligjeve diskuton sot për Avokatin e Popullit; procedura si do zgjidhet emri i ri

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni i Ligjeve diskuton sot për Avokatin e Popullit; procedura si do

Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të mërkurë për të diskutuar rreth kandidatëve të Avokatëve të Popullit.

Për këtë përzgjedhje ka qenë një betejë e ashpër pak kohë më parë edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Aktualisht janë 14 kandidatë për Avokatin e Popullit:Alket Jaupi, Bledar Dervishaj, Besim Ndërgjoni, Drita Avduli, Dardan Mustafa, Erald Aga, Endri Papajorgji, Edison Frangu, Robert Gajda, Lefterie Luzi, Sokol Hazizaj, Tartar Bazaj, Ilir Rusmali, Vitore Tusha.

Në dëgjesa me kandidatët për Avokatin e Popullit, kandidati Alket Jaupi, në mbledhjen e sotme ka shpalosur edhe platformën e tij.

Gjatë fjalës së tij Jaupi tha se një nga arsyet përse ka zgjedhur të kandidojë është sepse e njeh shumë mirë diagnozën dhe se është i gatshëm të sjellë ndryshimin.

Po ashtu theksoi se një nga pikat që sipas tij ka tepër rëndësi dhe që do t’i japë vlerën e duhur, është edhe marrëdhënia me ndërkombëtarët.

"Synimi im është që avokati i Popullit të shikohet si një shkollë e hapur për publikun që do të gjejë, informacion, trajnime. E shikoj si një kontributor të rëndësishëm për shtetin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Avokati i Popullit nuk duhet të jetë më në pozitat pritëse. Marrëdhënia me partnerët ndërkombëtarët është gjithashtu shumë e rëndësishme. Institucionin e AV e shoh të hapur në kuptimin e plotë me qytetarët. Unë  e di pontencialin dhe burimet që ka ky institucion.", tha Jaupi.

Si zgjidhet Avokati i Popullit? 
Lista e kandidatëve do t’i dorëzohet komisionit Parlamentar të Ligjeve për të verifikuar përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore. Komisioni do të kryejë seanca dëgjimore për çdo kandidat, ku do u bëhet vlerësimi për përmbushjen e kritereve kushtetuese. Më pas, kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë. Zgjedhja e avokatit të ri të popullit kërkon 84 vota dhe ka një mandat 5 vjeçar.

Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit
Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:
a): të jetë shtetas shqiptar.
b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;
c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;
ç): të mos jetë dënuar penalisht
d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.

Lini një Përgjigje