TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2023, 08:15

Dashnor Sula: Këlliçi dhe Bejko nuk fitojnë nëse garojnë të dy

Shkruar nga Pamfleti

Dashnor Sula: Këlliçi dhe Bejko nuk fitojnë nëse

Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur se Roland Bejko, kandidat i zgjedhur nga PD e drejtuar nga Alibeaj për Tiranën, duhet të tërhiqet.                                                                                                                                              Sipas tij, në këto kushte nuk fiton as Belind Këlliçi sepse lufta mes vetes është shkatërrimtare.

“Djem si Rolandi dhe Belindi janë demokratë. Lufta mes vetes është shkatërrimtare. Duhet të linim mosmarrëvshjet pas 14 majit. Të gjithë palët duhet të reflektojnë. Si Këlliçi dhe Bejko nuk fitojnë nëse garojnë të dy. Është e rëndë. Me një mendje të ftohtë ditët në vazhdim do të duhet që palët të reflektojnë dhe të gjendet zgjidhja. Kam qenë i qartë prej kohësh, e kam paralajmëruar. Nuk më surprizon diçka e tillë. Në mbledhjen e grupit i paralajmërova dhe i kërkova një gjë të tillë. Këtu faji është i të gjithëve. Është çmenduri. Një palë të ndarë në dy pjesë, një PD është. Unë ka dalë i pari që kam thënë mbështes kandidatët e primareve. Votohet për djemtë demokratë, vëllezërit tanë”, tha Sula për Ora News.

Roland Bejko është prezantuar ditën e djeshme si  kandidat për bashkinë e Tiranës për Partinë Demokratike. Ndërkoh Belind Këlliçi doli nga kandidatët e primareve  dhe kandidon për bashkinë e Tiranës me koalicionin Bashkë Fitojmë.

pd sula tirane

Lini një Përgjigje