TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2023, 12:44

"Për 8 vite kemi humbur 35% të popullsisë"

Shkruar nga Pamfleti

"Për 8 vite kemi humbur 35% të popullsisë"

Ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në një konferencë mbi shpopullimin e vendit ka deklaruar se në 8 vite, Shqipëria ka humbur 35% të popullsisë.

Berisha deklaroi se “ne përjetojmë këto vite krizën më të rëndë të ekzistencës tonë që nga vitet 1870”.

Sipas tij në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi ynë.

“Në rast se gjatë Luftës së Parë Botërore, toka shqiptare u shkel nga 7 fuqi të huaja ku u aplikuan gjenocide nga të katër anët, megjithatë popullata shqiptare e humbur është 10 përqind.

Sot, ne kemi një statistikë, më të saktën që kemi pasur kurrë në histori. Në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri”, tha Berisha.

“Kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori”, shtoi më tej Berisha.

Lini një Përgjigje