TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2023, 13:04

Durrës/ Emiriana Sako, tender 360 milionë lekë për lule 9 ditë para zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti
Durrës/ Emiriana Sako, tender 360 milionë lekë për lule 9
Emiriana Sako

Fakti që ky tender është bërë 4 herë të tjera gjatë vitit të fundit, është indicie se milionat nuk do përdoren për mbjellje lulesh, por për mbledhje votash, që Emiriana Sako të qëndrojë në krye të Bashkisë Durrës, të cilën e ka kthyer në qendër pazaresh klinteliste me tenderët, lejet e ndërtimit, trojet e plazhet 

Gjatë muajit mars, krye bashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka sajuar, shpallur e bërë 56 tenderë, mes tyre 1.3 miliardë lekë për gjoja rikonstruksionin e qendrës kulturore të fëmijëve dhënë mikut të saj Lenc Gjikura, 480 milionë lekë për dru zjarri tani që doli dimri dhe 600 milionë lekë për klor ujësjellësi.

Ditën e hënë ka shpallur tender 360 milionë lekë me TVSH, për mbjellje lulesh në qendër të Durrësit, kur sipas regjistrit të prokurimeve publike, rezulton se këtë lloj tenderi e me të njëjtin fond, Emiriana Sako e ka bërë në muajin janar 2023 dhe 3 herë në muajit mars-tetor 2022.

Durrës/ Emiriana Sako, tender 360 milionë lekë për lule 9

Megjithëse me këtë tender, vlera për blerje dhe mbjellje lulesh ka arritur 1.8 miliardë lekë, në qendër të qytetit të Durrësit nuk ka as shtim lulishtesh të reja e as rinovim lulishtesh ekzistuese, përveçse se shikon punonjës të bashkisë që vadisin 1 herë në muaj, ose kur shkon Babloku.

Për këtë tender, që do zhvillohet më 5 maj, ose 9 ditë para zgjedhjeve, ka zëra se 360 milionët nuk janë investim për blerje e mbjellje lulesh, por miliona për blerje e mbledhje votash, që Emiriana Sako të sigurojë mandatin në krye të Bashkisë-Durrës, të cilën e ka kthyer në qendër pazaresh klinteliste me tenderët, lejet ndërtimit, trojet e plazhet.

Sipas informacionit të marrë në Agjencinë e Prokurimeve Publike, Emiriana Sako ka dorëzuar për publikim edhe 30 tenderë të tjerë në dy javët e para të prillit, me objekt rikonstruksion banesash të dëmtuara nga tërmeti, rrugësh e kanalesh në ish-komuna.

Më këto tenderë që janë taksa publike, pazarxhesha Sako bënë dy punë: mbush xhepat e saj e të klientëve; dhe blenë votat për mandatin e dytë në krye të Bashkisë Durrës./Pamfleti

Lini një Përgjigje