TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2025, 15:34

Yuri Kim mesazh "alla shqiptar" nga zyrat e DASH për Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Yuri Kim mesazh "alla shqiptar" nga zyrat e DASH për

Diplomatja e karrierës Yuri Kim, ish-ambasadore e SHBA në Tiranë, ka postuar në rrjet një foto me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Kim dhe Rubio shtrëngojnë duart, ndërsa në komentin që shoqëron foton e postuar në Instagram, ish-ambasadorja shkruan “sa mirë që Sekretari Rubio ishte në kafen e Departamentit të Shtetit njëkohësisht me ne, në ditën e tretë të punës".

Mesazhi i Kim ngjan me ato që shpesh jepen nga politikanët shqiptarë, që portojnë foto sa herë bëjnë takime dhe interpretohen në Tiranë si support apo mbështetje që ato kanë. Veçanërisht kjo ndodh me takimet me zyrtarët amerikanë.

Dhe duket se ish-ambasadorja e cila shërbeu për 4 vite në Shqipëri duket se ka zgjedhur këtë mënyrë për t’iu përgjigjur akuzave që nga Tirana i janë drejtuar, veçanërisht nga kreu demokrat Sali Berisha dhe mbështetës të linjës së tij.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Foto e postuar nga Kim në rrjetin social duket edhe si një përgjigje ndaj sulmeve të forta që në ditët e fundit, veçanërisht pas betimit të Presidentit Donald Trump dhe emërimit të Marco Rubio si Sekretar i Shtetit, janë intensifikuar.

Në mediat amerikane kohët e fundit është lakuar emri i Yuri Kim si ambasadore e ardhshme e SHBA në Filipine, edhe pse zyrtarisht asgjë nuk dihet.

Kim u emërua si ambasadore në Shqipëri nga administrate e parë e Presidentit Trump, ndërsa ajo ishte një bashkëpunëtore e afërt e Antony Blinken, që përgjatë 4 viteve të Presidentit Joe Biden, drejtoi Departamentin e Shtetit.

Yuri Kim së fundmi është pjesë e DASH dhe nuk dihet nëse ajo do të vijojë karrierën diplomatike pikërisht në zyrat e DASH apo do të emërtohet ambasadore.

Kim u përfshi në një konflikt pothuajse të hapur me Sali Berishën në momentin e përplasjeve mes këtij të fundit dhe Lulzim Bashës, ndërsa epike mbetet shprehja që diplomatja amerikane përdori nga shkallët e selisë së PD kur i tha demokratëve se do të hanë bar nëse do të ndjekin nga pas një ‘non grata’, duke iu referuar ish-Kryeministrit.

Nga ky moment, Kim u shpall si armike grupimit që mbështeste Sali Berishën dhe vijon të mbetet e tillë, ku hera herës emri i saj vihet në qendër të akuzave.

Me ndryshimin e administratës në SHBA, demokratët e drejtuar nga Berisha shprtesojnë që vendimi i marrë nga administrate Biden që e shpalli ‘non grata’ të zhbëhet, duke e nxjerrë në këtë mënyrë kreun demokrat nga lista e zezë e DASH. Berisha dhe familja e tij u sanksionuan nga DASH 3 javë pas zgjedhjeve parlamentare të 2021, ndërsa vendimi u konsiderua si i lobuar nga Edi Rama, duke përdorur lidhjet e tij me George Soros dhe McGonigal, ish-zyrtarin e zyrës së FBI për New York.  

 

Lini një Përgjigje