TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2025, 14:16

Edmond Spaho i kundërpërgjigjet Grida Dumës: Nuk jam si ty unë, që dilje në fushatë për të bërë lekë për vete!

Shkruar nga Pamfleti

Edmond Spaho i kundërpërgjigjet Grida Dumës: Nuk jam si ty

A ke fituar ndonjëherë Grida sa kohe ishe në politikë?

Edmond Spaho i është përgjigjur ashpër Grida Dumës, pasi kjo e fundit e ka përmendur në emisionin e saj, si një shembull i dështuar në zgjedhjet e 2021.

Në një postim në rrjete sociale, Spaho i drejtohet Dumës duke i thënë se ai nuk ka dalë asnjëherë në fushatë për të bërë lekë për vete.

"Përgjigje e detyruar Grida Dumës e cila më mori si shembull në emisionin e të Enjtes në mbrëmje se përse nuk dola i pari në votën personale në zgjedhjet e vitit 2021:

Në zgjedhjet e vitit 2021 unë zhvillova fushatë për PD pa kërkuar votë personale.

Rezultati ishte një mandat më shumë për PD në Korçë se në vitin 2017. Qarku i Korçës ishte një nga 3 qarqet që realizoi objektivin.

Unë isha i vetmi konkurent në Korçë që në zonën që më ishte caktuar kisha konkurent nga forca ime politike, i cili mori 3000 vota. Të tjerët nuk i patën këto "favore".

Unë nuk hyra në zonat e të tjerëve për ti kërkuar strukturës së PD të votojë për mua siç bëri ndonjë.

Unë kisha 18.500 votues në zonën që mbuloja. Të tjerë kanë pasur 28.000 votues.

Nuk po flas për marifete të tjera.

Tung Grida!

15.000 vota prapa si ti në Durrës në 2015 apo votat që more në Kavajë në 2021 nuk kanë për të ndodhur me mua. Humbe në Kavajë por u gradove N/Kryetare e PD.

A ke fituar ndonjëherë Grida sa kohe ishe në politikë? Unë kam humbur vetëm një herë në 2017 nga 6 përballje elektorale që kam pasur për deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sa jam në politike kam mbikqyrur 5 palë zgjedhje vendore dhe 1 pale zgjedhje të përgjithshme dhe kam humbur 2 herë, kur punova për ty në 2015 dhe në 2023 kur Rithemelimi hyri pa emer, pa vulë, pa fonde dhe pa komisionerë.

Dhe më e rendesishmja, Grida, unë kurrë nuk kam hyrë në fushata zgjedhore për të mbledhur lekë për vetë. Besoj më kupton ku e kam llafin. Tung edhe një herë", shkruan Spaho.

Lini një Përgjigje