TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2025, 13:07

Bllokohet pakti PS-PD, Berisha: Rama po përjashton 1 milion shqiptarë të diasporës

Shkruar nga Pamfleti
Bllokohet pakti PS-PD, Berisha: Rama po përjashton 1 milion shqiptarë
Sali Berisha

Ka ngecur pakti i ri mes Sali Berishës dhe Edi Ramës për zgjedhjet e 11 Majt.

Kryetari i PD-së, njoftoi ditën e sotme se nuk do të ketë asnjë marrëveshje për Kodin Zgjedhor me socialistët nëse nuk lejon që të votohen të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit, përfshirë këtu, ata që prej vitesh janë larguar, nuk kanë dokument shqiptar, por një pasaportë të një vendi të BE-së, Australisë, SHBA-së, etj.

Ai njoftoi se do të ketë protesta jashtë selive diplomatike shqiptare nëpër botë.

“Përjashtimi i një mln shqiptarëve me kriterin që nuk kanë dokument shqiptar është i padëgjuar ndonjëherë. Asnjë votim nuk do të bëhet në parlament, nëse u mohohet 2/3 të shqiptarëve të drejtën e votimit, as bëhet fjalë që ne nuk pranojmë kurrë. Është jashtë cdo lloj mundësie.

Ne kemi dërguar ligjin në parlament për njohjen e të drejtës së votës për të gjithë shqiptarët që kanë shtetësinë shqiptare edhe nëse nuk kanë dokumente shqiptare, por të huaj. Minuese e procesit është PS, që merr vendim përjashtues 1 milion shqiptarë.

Kjo tregon se këta e kanë nisur për t’u tallur këtë proces. Vendimi që bën Rama dëshmon tmerrin e tij nga diaspora dhe emigracioni, do të përballet me aktivitet të jashtëzakonshëm” tha ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të mërkurën vendimin për caktimin e numrit të kandidatëve në listat e hapura dhe ato të mbyllura në zgjedhjet e 11 majit, në zbatim të marrëveshjes PD-PS, e cila kërkon që partitë pjesëmarrëse të kandidojnë detyrimisht 186 kandidatë në të gjithë vendin, pavarësisht se në zgjedhje do të zgjidhen vetëm 140 deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të mërkurën se në zbatim të ndryshimeve në kodin zgjedhor të dakordësuara mes opozitës kryesore dhe shumicës socialiste, partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhet të paraqesin lista të mbyllura me 46 kandidatë dhe lista të hapura me 146 kandidatë, për një totale prej 186 kandidatësh secila për 140 mandatet parlamentare.

berisha rama

Lini një Përgjigje