TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2025, 12:04

Cub me popullin e tij dhe zvarranik me të fortët dhe të pasurit

Shkruar nga Pamfleti
Cub me popullin e tij dhe zvarranik me të fortët dhe të pasurit
Elon Musk dhe Edi Rama /

Dhurimi i ishullit të Sazanit, aferat me Erdogan, McGongal, Meloni, Toni Blair e të tjerë, janë dëshmi e profilit, të kryeministrit të vendit më të varfër të Europës, që bën si cub me popullin e tij dhe sillet si zvarranik, përballë atyre që kanë fuqinë...

Pas zbythjes për Tik-Tok-un, Babloku heq bllokimin tatimor të kompanisë së Elon Musk në Shqipëri

Përballë të heshturve, të varfërëve, të dobtëve e vartësve në Shqipëri, Babloku krekoset si i fortë e bën çfarë të dojë me pasuritë kombëtare, buxhetin, financat, taksat, koncesionet, bizneset, arsimin, shëndetësinë, ambasadat, policinë, ushtrinë, doganat, portet, tregjet, tatimet e taksat.

Ndërsa përballë të pushtetëshmëve të Botës, Babloku ulet në gjunjë, ofron pazare me asete shtetërore e lëpihet; por në të dy rastet, si brenda e jashtë Shqipërisë, sjellja e tij ka vetëm një qëllim: paprekshmërinë, zgjatjen dhe fuqizimin e pushtetit personal.

Dy ditë para betimit të qeverisë “Trump”, u publikua fakti zyrtar, se kompania e internetit të shpejt direkt satelitor “Starlink Albania Sh.p.k”, që miliarderi Elon Musk ka regjistruar më 5 maj 2022 në Tiranë, nuk ka paguar detyrimet tatimore e taksat dhe nuk ka dorëzuar bilancet.

Me Vendim Nr. 24023, datë 4 qershor 2024 të Drejtorisë Rajonale  Tatimore të Tiranës, dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ishte vendosur masa e sigurimit tatimor, për të gjitha pasuritë e kompanisë “Starlink Albania Sh.p.k” të miliarderit Elon Musk, me urdhër për të mos lejuar tjetërsimin e tyre deri në shlyerjen e detyrimeve.

Cub me popullin e tij dhe zvarranik me të fortët dhe të pasurit

Në muajin qershor 2024, kur u vendos bllokimi i pasurive të mikut e bashkëpunëtorit të Trump, Babloku ishte me ata që humbën pushtetin në SHBA dhe u bënte ndonjë “qokë” të porositur, por fshehurazi, kishte filluar pazaret dhe me familjarët e Trump.

Kjo masë bllokimi tatimor e pasurive të kompanisë së Elon Musk në Shqipëri, që për të është një “qime”, ishte në fuqi deri në datën 18 janar 2025.

Cub me popullin e tij dhe zvarranik me të fortët dhe të pasurit

Ndërsa më 19 janar megjithëse ishte e diel dhe një ditë para betimit të Trump, në kabinetin e të cilit u certifikua edhe Elon Musk, tatimet hoqën masën e bllokimit të kompanisë së tij, dhe QKB fshiu vendimin e të dhënat nga Ekstrati, sikur kompania e tij nuk ka bërë asnjë ditë biznes.

Por gjersa anulimi i vendimit pas publikimit në media, lidhej me interesat dhe punët e sundimit të Bablokut; edhe e diela bëhet ditë “pune emergjence” nga shefat e administratës shtetërore.

Të njëjtën zbythje publike e dredhuese, Babloku e bëri dhe me anulimin e vendimit për mbylljen e Tik-Tok në Shqipëri, duke thënë se kishte rënë dakort me Christine Grahn, përfaqësuesen e Tik-Tok për Europën, që kjo platfomrë të mbahet e hapur, por me kontroll.

Në fakt, Babloku u tërhoq nga vendimi tij, 1 orë pasi Presidenti i SHBA, Donal Trump, deklaroi se do firmoste urdhrin për të mos mbyllur Tik-Tok-un në Amerikë.

Ndërsa para mësuesve, prindërve e nxënësve në Shqipëri, Babloku tha me kreksoje: - Nuk do ketë asnjë burrë e fuqi në Botë, për të më ndaluar të mbyll Tik-Tok-un, apo për ta rihapur.

Rasti tjetër i zvarrisje-lëpirjes vullnetare të Bablokut përballë të pushtetëshmëve të Botës, është vendimi i tij më 30 dhjetor 2024, me të cilin i dhuroi ishullin e Sazanit dhëndrit të Trump

Këto raste dhe aferat me Erdogan, McGongal, Meloni, Toni Blair e të tjerë, janë dëshmi e profilit të kryeministrit të vendit më të varfër të Europës, që bën si “cub” me popullin e tij dhe sillet si zvarranik, qokaxhi e lëpirës, përballë atyre që kanë fuqinë./Pamfleti

cub me popullin zvarranik me të pasurit

Lini një Përgjigje