
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në Report Tv, i ka drejtuar një këshillë partive të reja që në zgjedhjet e 11 majit të bashkohen mes tyre, pasi kjo ishte zgjidhja më e mirë.
Shehi tha se partitë e vogla duhet të bashkohen të gjitha në një front opozitar për zgjedhjet e 11 majit, por sipas tij duket e pamundur.
Sipas Shehit, në kushtet kur Meta e Berisha janë bashkë dhe partitë e tjera të vjetra do garojnë në një koalicion, duhet të bashkohen edhe këto partitë e reja.
“S’puqeni me ne se nuk u pëlqejmë, po puquni me njëri-tjetrin. Këshillë më të mirë, puquni me njëri tjetrin, ne që pak a shumë kemi dal nga PD, jemi një lloj disidence e PD. Në po puqemi, e mira do ishte të ishim të gjithë bashkë, ju të rinjtë puqni me njëri-tjetrin, ne pak më të vjetrin po rrime me njëri-tjetrin, Meta me Berishën janë me njëri tjetrin. Ne kemi leverdi të bashkohemi, ndryshe rrezikojmë”, tha Shehi në Report Tv.
LZHK do jetë në koalicion me ‘Djathtas 1912’ të Alibeajt, ndërsa do të garojnë me lista të hapura.
Lini një Përgjigje