TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2025, 21:30

“Dy familje kontrollojnë sistemin politik”, Kreshnik Spahiu i ashpër: Rama-Berisha teatër, u harrua qeveria teknike dhe mosbindja civile

Shkruar nga Pamfleti

“Dy familje kontrollojnë sistemin politik”, Kreshnik Spahiu i

Teksa komentoi situatën politike në vend, juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se e gjitha kjo është një lojë dhe teatër, sepse PD njëherë kërkon qeveri teknike dhe bllokon rrugët me protesta dhe më pas ulet dhe bën marrëveshje të caktuara me PS. “Është një teatër i dy aktorëve më komikë që ka Shqipëria”, shprehet ai.

Nuk e besoj kurrë të ketë një marrëveshje, se Rama është zotuar para të gjithëve se s’bën marrëveshje me ‘non grata’. Berisha ka thënë se nuk ulet kurrë të bëjë marrëveshje me narko shtetin. Duhet të sqarojmë publikun nëse këta gënjejnë, apo të gjithë ne i kemi keqkuptuar se ky është një lajm i rremë dhe s’ka mundësi të ulen kaq lehtësisht këta. Nga një anë thonë revolucion, qeveri teknike, si mund ta harrosh për tre ditë dhe të bësh vëllazërim për 3 ditë”, tha ai në “Front Line” të gazetares Marsela Krapanço.

Por cila është arsyeja e sjelljes politike të dy partive të mëdha dhe drejtuesve të tyre, Sali Berisha dhe Edi Rama. Juristi Spahiu mendon se e gjitha është në funksion të dy familjeve dhe dy njerëzve të mësipërm.

Arsyeja është e qartë, çdo gjë është në funksion që dy njerëz dhe dy familje të kontrollojnë gjithë sistemin politik, dhe çdo gjë tjetër, duke nisur rrogat, dosjet penale, nga proceset e vulës, nga akuzat dhe sharjet, duke vazhduar me djegien e karrigeve dhe bllokimin e semaforëve, është një teatër i dy aktorëve më komikë që ka Shqipëria. Dy muaj shfaqen, dhe pas dy muajsh bëjnë marrëveshje. E gjitha është dramë që na çon në atë që zgjedhjet janë fiktive si një ndeshje futbolli, dihet por vetëm tifozët dhe më budallenjtë shkojnë e ndjekin se janë tifozë me zemër të atyre skuadrave”, shprehet ai në analizën e tij për situatën politike para zgjedhjeve të 11 Majit.

Lini një Përgjigje