
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, duke folur për votën e diasporës, tha se në zgjedhjet e 11 majit duhet të votojnë të gjithë shqiptarët, edhe ata që kanë vetëm dokumente identifikimi të një shteti tjetër. Sipas tij, mazhoranca po tenton që të kontrollojë procesin.
Në emisionin 'Open' në News24, Kaso tha se janë 600 mijë shqiptarë që iu ka skaduar dokumenti i identifikimit.
“Ne mendojmë se ka shumë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që kanë dokumente të shtetit ku jetojnë. Prsh një shqiptar kishte ikur në Australi që më 1997, kishte pasaportë të vjetër dhe ka dokumentin identifikues të shtetit australian. Ky person duhet të votojë.
Mazhoranca kërkon ta kontrollojë procesin. Duhet të votojnë të gjithë shqiptarët, edhe ata vetëm me dokument identifikimi të një shteti tjetër.
Qeveria po tenton ta kontrollojë edhe votën e diasporës. Nuk besoj se qytetarët duan që opozita ta shmangë hyrjen në zgjedhje”, u shpreh Kaso.
Lini një Përgjigje