
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, debatuan në lidhje me votën e diasporës dhe me mënyrën sesi ajo do funksionte.
Klosi tha që Noka nuk po e linte të shprehej, teksa kishte marrë mesazhe dhe shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që e ndiqnin, e dëshironin që të ishin më të qartë sesi të votojnë në 11 maj.
Noka nga ana tjetër, e vuri në dyshim deklaratën e Klosit, duke i kërkuar që të nxirrte telefonin dhe të tregonte mesazhet, gjë që ky i fundit e bëri.
Klosi: Po marrë mesazhe nga Diaspora dhe duan të dëgjojnë.
Noka: Kur të erdhi mesazhi? Na e trego mesazhin, se ju edhe këtu gënjeni.
Klosi: Ja ku e ke (tregon foton).
Noka: Çfarë të thotë mesazhi?
Klosi: Thotë që Noka ia fut kot.
Noka: Tregoje mesazhin, se ju jeni mashtruesa.
Klosi: Ja ku e ke mesazhin (tregon telefonin). ‘Klosi po ju ndjekim, jeni më të mirët. Noka ia fut kot’.
Lini një Përgjigje