TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2025, 10:45

Tabaku nxjerr 'zbuluar' Ramën: Qeveria po përgatit 400 milionë euro fonde publike për fushatë elektorale

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku nxjerr 'zbuluar' Ramën: Qeveria po përgatit 400
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ditën e sotme ka denoncuar qeverinë se po përdor fondet publike në shërbim të fushatës elektorale.

Në një video të publikuar në Facebook, Tabaku denoncon planin e qeverisë për të paguar 400 milionë euro për projekte të me karakter elektoral, në ditët e fundit të janarit, një praktikë që ajo e cilëson si në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe etikën e qeverisjes.

“400 milionë euro bëhen gati për ditët e fundit të janarit,” deklaroi Tabaku. “Paguajnë për projekte që nuk i kanë realizuar fare, që as kanë për të përfunduar ndonjëherë, por i duhen si karamele elektorale për t’i inauguruar në ditët e para të fushatës.”

Sipas deputetes së PD-së, kjo strategji e qeverisë është e mirënjohur, ku fondet publike shpesh shfrytëzohen në mënyrë të pabarabartë për të përforcuar pushtetin gjatë periudhave elektorale.

“Gjithçka është në funksion të fushatës,” theksoi ajo.

Tabaku gjithashtu kritikoi qeverinë për mospërmbushjen e projekteve gjatë 11 muajve të vitit dhe për vonesat e qëllimshme, të cilat shfrytëzohen më pas për të justifikuar pagesa masive në prag të zgjedhjeve. Ajo përmendi se “ato pak projekte që kanë përfunduar janë realizuar vetëm përmes kontratave të debatueshme PPP, ndërsa buxheti i shtetit përdoret në funksion të interesave elektorale.”

Deputetja e PD-së e mbylli mesazhin e saj duke paralajmëruar për abuzimet e qeverisë dhe duke ftuar qytetarët të reagojnë ndaj praktikave të tilla, të cilat, sipas saj, dëmtojnë transparencën dhe demokracinë.

“Këto 400 milionë euro janë shembulli më i mirë i keqmenaxhimit dhe arrogancës së kësaj qeverie, që vepron gjithnjë në dëm të qytetarëve dhe në favor të pushtetit të saj,” përfundoi Tabaku.

 

jorida tabaku pd rama

Lini një Përgjigje