
Katër ditë pasi SPAK e çoi për gjykim si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal për pastrim parash e mbështetje vrasësish, ish-krye policit i janë dhënë miliona nëpërmjet kompanisë së tij polici private, me negociim pa garë, oferte sa 100% e fondit limit, tender që iu lidh kontrata në orën 18:00 të datës 31 dhjetor 2024...
Në Buletinin e Prokurimeve të datës 20 janar 2025, është publikuar njoftimi u shoqërisë Ujësjellës Kanalizime- Tiranë, për zhvillimin e një porcedure tenderi të mbyllur, me vlerë 165 milionë lekë me TVSH, për ruajtjen dhe shoqërimin e vlerave monetare që kjo shoqëri grumbullon nga faturat.
Këtë tender me afat shërbimi 63 ditë dhe vlerë financiare 2.6 milionë lekë në ditë, drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës, ia ka dhënë kompanisë “Breçani R.O.S.P Sh.p.k” të ish-krye policit Erzen Breçani, i cili është me masë penale “Arrest shtëpie” nga SPAK e GJKKO.
Këto 165 milionë lekë, Erzen Breçanit ia dhanë më 31 dhjetor 2024, katër ditë pasi SPAK e çoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme, si anëtar të një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe organizime vrasjesh, ku pjesë e grupit ishte i biri, 1 oficerë policie e të tjerë.
Milionat i janë dhënë me negociim nga drejtuesi i ujësjellësit e pa garë, vetëm me kompaninë polici private “Breçani R.O.S.P Sh.p.k”, me ofertë 100% të fondit limit dhe me zhvillim procedure e lidhje kontrate në orën 18:00 të datës 31 dhjetor 2024.

Ndërkohë që ai është i arrestuar e në proces gjykimi, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet pastrim parash trafiku droge, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës e gostiti mbrëmjen e Vitit të Ri me 165 milionë lekë, për sigurinë e shoqërimit të lekëve të shtetit.
Në njoftimin e Ujësjellës-Kanalizimeve, thuhet se nuk ka kompani të skualifikuar; por nuk mund të kishte, kur procedura u bë me negociim paraprak vetëm me kompaninë e Erzen Breçanit dhe milionat iu dhanë atij./Pamfleti
Lini një Përgjigje