Sipas akuzës, Memolla ndërhynte pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022 ku ai kandidonte nën siglën e socialistëve, ku edhe rezultoi fitues.
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor kryebashkiakun e PS, Edison Memollën. Ai është dënuar me 1 vit burg, si dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.
Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë u cilësua fajtor për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.
Pasi doli nga salla, Memolla deklaroi se do ta ankimojë vendimin.
Hetimet për kryebashkiakun nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi ku dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për Kryetar Bashkie në Rrogozhinë teksa ndikon tek një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.
Sipas akuzës, Memolla ndërhynte pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022 ku ai kandidonte nën siglën e socialistëve, ku edhe rezultoi fitues.
Sipas prokurorisë nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij. I pandehuri tjetër, Ndriçim Tafxhafa, sipas SPAK, i ka premtuar një shtetaseje shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe strehim, duke i kërkuar votën.
SPAK çoi dosjen në SPAK në 2 nëntor 2023. Procedimi penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio të një bisede telefonike në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, sipas të cilës pretendohet se Memolla paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve të Rrogozhinës në këmbim të votave. Në bisedë telefonike me një grua, Memolla konfirmon se ishte takuar më herët me telefonuesen, të cilës i kishte garantuar mos-ndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit. E më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë. Madje Memolla e orienton elektricistin që pasi të kalojnë zgjedhjet mund të vepronin.
Edison Memolla nuk është i pari kandidat për pushtetin lokal që akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Më 5 mars 2024 u dënua me 2 vjet burg kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri./ Pamfleti
Lini një Përgjigje