TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2025, 13:01

Berisha mban shpresat te Trump: Do kërkoj anulimin e ‘non gratës'

Shkruar nga Pamfleti
Berisha mban shpresat te Trump: Do kërkoj anulimin e ‘non
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha Sali Berisha, ka konfirmuar se se me rikthimin e Donald Trump si President i SHBA do të kërkojë anulimin për shpalljen e tij “non grata”.

Berisha përshëndeti të gjitha vendimet e marra nga Trump.

“Me rikthimin e Donald Trump padiskutim do të bëj përpjekjet e mia për anulimin e një vendimi korruptiv të bazuar në lobimin e Edi Ramës me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve tek Edi Rama.

Kjo është evidente dhe e sanksionuar në një histori dokumentesh.

Para se ti marr këto hapa do të konsultohem me juristë se çfarë rruge me sugjerojnë ata për të ndjekur. Tani nuk kam asnjë lloj problemi, kam përshëndetur vendimet e marra nga Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë, vendimin e tij, pse direktimin e tij kundër drejtësisë së korruptuar politike të krijuar në SHBA dhe ji vetëm, por edhe në vende aleate, largimin e një numri të madh, ndër të cilët më duhet të them edhe elementë të korruptuar në Shqipëri nga administrata e shtetit. Ka zhvillime pozitive”, u shpreh Berisha.

berisha non grata

Lini një Përgjigje