TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2025, 14:12

Ambasadori i ri italian mbërrin në Tiranë, Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të Marco Albertit

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori i ri italian mbërrin në Tiranë, Presidenti Begaj
Bajram Begaj takim me ambasadorin italian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, të cilit i shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve shqiptare për ta ndihmuar në përmbushjen e detyrës gjatë mandatit diplomatik në Tiranë.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri-Itali, ndërsa u theksua angazhimi i plotë për thellimin e partneritetit strategjik bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, ekonomike dhe kulturore.

Dialogu politik mes dy shteteve u konsiderua intensiv dhe pozitiv në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

“Kontaktet e shpeshta tregojnë përkushtimin tonë për forcimin e lidhjeve dypalëshe, bazuar në interesat strategjike reciproke si aleatë të NATO-s me një të ardhme të përbashkët në BE”, u shpreh Presidenti i Republikës, duke rikonfirmuar se si partnerë dhe aleatë në NATO, Shqipëria dhe Italia ndajnë qëndrime të përbashkëta në çështjet e politikës ndërkombëtare.

“Shqipëria do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse Italisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të zëshme ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe për rolin e saj proaktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës së Shqipërisë në BE”, tha Presidenti Begaj.

Lini një Përgjigje