TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2025, 10:57

Vota e diasporës, Berisha kërkon shtyrjen e afatit: Të shtyhet me 10 ditë regjistrimi i emigrantëve

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës, Berisha kërkon shtyrjen e afatit: Të shtyhet me

Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar sot nga Kuvendi shtyrjen e afatit të regjistrimit për Diasporën edhe për 10 ditë të tjera, pra jo deri në 4 mars që është afati i fundit. Ai u shpreh gjithashtu se ky afat duhet shtyrë edhe për zgjedhësit brenda vendit, të ndiqej i njëjti standard.

Berisha deklaroi se 11 maji nuk e shpëton dot as mazhorancën dhe as Ramën. Ai sulmoi edhe përfaqësimin e dy rezolutave në OKB nga Shqipëria, një të BE e një të SHBA duke votuar të parën, teksa e quajti hipokrizi dhe akt të shëmtuar.

“Aktet që paraqitet këtu janë gjysmake dhe hipokrite. Nëse bëhet fjalë që 800 mijë shqiptarëve i kanë të skaduara dokumentet dhe mundësojmë aktin që u lë vetëm 5 ditë afat, ky është akt qesharak që damkos këtë mazhorancë me një damkë tjetër të zezë dhe të merituar. Të paktën të shtyjmë edhe 10 ditë, ta bëjmë 15 ditë mundësinë e tyre edhe për ata që janë brenda. Ju po bëni këtu një akt që diskriminon shqiptarët. Nëse e zgjasni afatin për ata jashtë, duhet ta bëni edhe për shqiptarët brenda.

Ju garantoj që në botë nga 11 maji nuk ju shpëton dot. Dhe po ju vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vioj më në Parlament, që nuk shkel më, që është bërë i shkallmuar, me një gjuhë që meriton çdo epitet, me një gjuhë qenefi, me një gjuhë... që nuk e prish gojën unë, sa herë flet ça nuk nxjerr", tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje