TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2025, 10:49

Merkatoja e dimrit në primaret e PD-së

Shkruar nga Pamfleti
Merkatoja e dimrit në primaret e PD-së
Sali Berisha

Berisha i konsideron besnikë. Të afërt, që i beson shumë, madje shumë më shumë se militantëve, drejtuesve të partisë në terren apo edhe deputetëve.


Gjin Gjonit dhe Adriatik Llallës i shtohen edhe ca emra të tjerë të Drejtësisë së vjetër. Të cilët Sali Berisha po i fut në të ashtuquajturat primare, në minutat e fundit.

Këtu jemi realisht në një qëndrim politik të cilin vetë Berisha nuk e kishte shpallur në public, por që pritej. Pritej, që nga shenja e Gjin Gjonit në krye të PD-së në Lezhë, apo Adriatik Llallës në takimin e Romës.
Duket qartë se ekipi kryesor i deputetëve të Sali Berishës do të përbëhet nga një bërthamë të ish-VIP-ave të drejtësisë. Në mënyrë spontane shtrohet pyetja: po përse Sali Berisha po afron këtë kontigjent për ta kthyer në një detashment politik? Kur në të vërtetë ata kanë qenë përgjithësisht brenda zyrave, të mbyllur e të izoluar në prokurori apo gjykatë, e jo në degët apo seksionet e Partisë Demokratike?

Arsyet që shtrohen si përgjigje janë disa. Por e para, që është krejt e dukshme, është se këta persona, Berisha i konsideron besnikë. Të afërt, që i beson shumë, madje shumë më shumë se militantëve, drejtuesve të partisë në terren apo edhe deputetëve.

Siç po tregojnë faktet, këta i ka pasur të afërt, shumë të afërt në marrëdhënien e lobit të tij të lëvizjes politike. Nëse do të ishte tërhequr nga oratoria e tyre, apo inteligjenca a aftësia juridike, i ka pasur të gjitha mundësitë t’i çonte nëpër panelet e televizioneve për të mbrojtur idetë dhe qëndrimet e tij. Nuk i ka çuar për arsye jo vetëm të reputacionit që kanë personat në fjalë në ushtrimin e profesionit të tyre në Drejtësi, por edhe në pamundësinë e përballjes në një debat. Sot ka mjaft ish-policë, besnikë të doktorit, prokurorë e gjykatës që dalin në televizione, të cilët janë më të shkathët se këto emra që janë futur në lista. Por nuk i bën kush deputetë, sepse nuk plotësojnë kriterin e parë; atë të besnikërisë dhe afërsisë së klanit.
Pyetja tjetër që shtrohet është se sa është popullariteti i këtyre personave dhe cila mund të jetë efekti i tyre në fushatën zgjedhjore?

Në radhë të parë, këta persona mund të mirëkutohen për të qenë përkrahës të PD-së, pasi edhe kur ishin prokurorë e gjykatës të tillë ishin, por ata nuk e kanë idenë e bazës së PD.
Por Sali Berisha nuk i ka marrë fare për bazën e PD-së, e cila sot është katandisur si ‘kokoshi në një thelë’. Berisha synon të bëjë një betejë me Edi Ramën, në zonën që ai e ka favor; bazën kriminale. Fuqia e vetme e këtyre prokurorëve dhe gjykatësve është padyshim xhepi kriminal i vendit, të cilin e kanë pasur klient për vite e vite.

Deri këtu jemi në një farë mënyre ‘OK’ me logjikën e të fortit. Berisha po luan ‘sy më sy’ si do Babloku, apo ‘dhëmb për dhëmb’. Por pikërisht këtu është çështja, sepse Edi Rama kërkon pikërisht këtë, që të mos ketë ekskluzivitetin e territorit të krimit, por aty të ketë më shumë se 1 lojtarë. E nëse SPAK hyn në fushë, të mos ketë një viktimë që të sulmojë mazhorancën. Pasi kemi të bëjmë me një lojë të fortësh nga të gjitha palët.

Berisha në këtë fushë nuk hyn me sigurinë e fitores, por me dëshpërimin se elektorati i tij nuk i përgjigjet, ndaj kërkon te mekanizmi i të fortëve.

Për një opozitë ky është një boomerang, por për doktorin nuk ka një rrugë tjetër, sepse ai po kërkon një qasje të dëshpëruar elektorale, që sondazhet nuk e favorizojnë. Ndaj po synon të luajë “dirty”. Plus që ajo që është më e rëndësishmja, i ka të sigurtë që këta persona i ka besnikë deri në vdekje. Pasi i ka bërë jo njerëz, por milionerë nga hiçi./Pamfleti

primaret e pd-së berisha llalla gjin gjoni

Lini një Përgjigje