
Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi i është përgjigjur demokrates Jorida Tabaku lidhur me Avokatin e Popullit.
Në nisje të seancës së sotme plenare, Tabaku tha se propozimi i PD ishte për Besim Ndregjonin, për të cilin PS nuk po bën asnjë hap për pranimin e këtij emri. Ndërsa Peleshi u shpreh se PS nuk është kundër asnjë emri.
“Vetëm sqarim. Siç ju thashë në konferencën e kryetarëve. E kam thënë publikisht jemi të gatshëm s’kemi kundërshtim të vijojmë traditën mbi bazën propozimeve tuaja. Të diskutojmë dhe të vendosim nuk jemi kundër asnjë emri. Se kush po pret kë, ju them hapur i kam kërkuar kryetari të grupit të PD të vijojmë me këtë çështje”, u shpreh Peleshi.
Lini një Përgjigje