TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2025, 10:28

Tabaku i kërkon llogari PS në Kuvend: Kemi propozuar emrin për Avokatin e Popullit, nuk po marrim përgjigje!

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku i kërkon llogari PS në Kuvend: Kemi propozuar emrin për
Jorida Tabaku

Ditën e sotme seanca në Kuvend ka nisur me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Teksa kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi se nuk është rëndë dakord në Konferencën e kryetarëve për kalendarin, e hodhi në votim në sallë. 

Menjëherë fjalën e mori deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, e cila akuzoi mazhorancën se nuk po i përgjigjet propozimeve dhe kërkesave të saj në kalendar, nga ai i seancës së kaluar për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni, deri tek 60 propozimet e projektligjeve nga deputetët e opozitës prej vitit 2021, që nuk futen në diskutim dhe as për votim.

“Opozita ngriti dy shqetësime. Votimi i Avokatit të Popullit. Propozuam Besim Ndregjonin dhe pritëm nga mazhoranca diskutimin e propozimit, siç e ka tradita dhe procesi, që Avokati i takon opozitës. Opozita pret përgjigje për propozimin e saj e të zhvillohen diskutime mes grupeve parlamentare, opozita ka qenë në pritje nga PS që të diskutonin për propozimin e Ndregjonit.

Në kalendar ka propozime nga viti 2021 nga Agron Duka dhe deri së fundmi nga kolegë të tjerë. Kemi kërkuar që propozimet e ligjeve të deputetëve të kalohet e diskutohet. Nuk doni votojini kundër, por nuk mund t’i lini 60 projektligje në radhë në kalendar. Unë kam bërë dy propozime vetë, si për skandalin e mikrokredive dhe investimet strategjike, por nuk u mor asnjë masë. Shpresoj që në këtë sesion të fundit të reagoni, edhe pse besoj se ju nuk do i miratoni, po për hir të punës së kolegëve kalojini në seancë”, tha Tabaku.

jorida tabaku kemi propozuar emrin për avokatin e popullit

Lini një Përgjigje