TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2025, 10:36

Pse kryeministri Rama nuk shkel më në Kuvend?

Shkruar nga Pamfleti
Pse kryeministri Rama nuk shkel më në Kuvend?
Sali Berisha në Kucvend

Në senacën e sotme në Kuvend, ka munguar kryeministri Edi Rama.Kjo mungesë e kryeministrit Rama, sipas kreut të PD, Sali Berisha ka dy arsye.

Berisha gjithashtu përsëriti sot se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është arratisur nga vendi.

'Po ju vjen fundi nga njeriu i cili nuk guxon të vijë më në parlament.pse nuk vjen ai këtu? Dy arsye madhore janë! Së pari, ku është sekretari juaj i përgjithshëm i kryeministrisë? Ku është Agaçio? Ku e keni? A keni përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë kur sekretari i përgjithshëm ia mbath dhe i mashtroni, thoni “është në spital”. Kur thashë u arratis, përhapët thashethemin “është në intubim”. Të gjithë këtë rrugë do ndiqni? Arratinë do ndiqni?

E dyta, laptopi i tij është në prokurori, ta dini mirë. Laptopi është në prokurori. Laptopi ka të gjitha vjedhjet e tmerrshme. Problemi i dytë është dosja McGonigal. Ajo po shpërthen. Damian e di që ke thënë se të ka urdhëruar Edi Rama, por ka një ligj që thotë “urdhra të paligjshëm mos zbato”. Dosja McGonigal! A e kuptoni që keni në krye një njeri i cili korruptoi shefin e kundërinteligjencës së SHBA-së dhe atë që bëri gjahun e shtrigave ndaj Donald Trump. Ajo dosje nuk mbyllet. Damian, shko ku të duash, dëshmitar do thirresh për Edi Ramën.', tha Berisha.

Teksa në Kuvend diskutohej akti normativ për zgjatjen e afateve të letërnjoftimeve për emigrantët deri në fund të majit, kreu i PD-së, tha më tej se kjo i diskriminon qytetarët.

“Nëse u lëmë 5 ditë afat për tu regjistruar, ky është akt qesharak që do damkosë këtë maxhorancë. Nëse miratojmë këtë akt sot, të shtyjmë edhe 10 ditë më shumë mundësinë e regjistrimit të tyre. Ju propozoni një akt që i diskriminon shqiptarët. Nëse e zgjasni afatin për shqiptarët që janë jashtë, duhet të jetë i vlefshëm për shqiptarët që janë brenda vendit. Gjë në botë në 11 maj nuk do tu shpëtojë. Po u vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të shkelë më në Parlament. Ai është bërë i shkallmuar me një gjuhë që meriton çdo epitet”, deklaroi Berisha.

berisha mungesa e ramës në kuvend

Lini një Përgjigje