TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2024, 13:44

Vizita në Shëngjin, Meloni merr në mbrojtje mikun e saj dhe sulmon RAI3: Rama nuk është kriminel

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në Shëngjin, Meloni merr në mbrojtje mikun e saj dhe
Giorgia Meloni në Shëngjin

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nga Shëngjini ku vizitoi kampet e emigrantëve si miku i saj, kryeministri Rama sulmoi emisionin e RAI 3 për Shqipërinë.

Sipas Melonit, emisioni i RAI3  për Shqipërinë ishte një fushatë denigruese e pamerituar dhe Rama s'ishte shënjestra.

'Falënderoj kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar për ndihmën që na dhanë për të realizuar këtë marrëveshje. Përsëris të gjithë afërsinë e qeverisë italiane për sulmet që i janë bërë kryeministrit Rama, që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndihmuar Italianë. Kemi ndjekur edh enjë fushatë kundër qeverisë dhe se Shqipëria është një narkoshtet. Nuk është hera e parë që Shqipëria dhe Rama i ofrojnë bashkëpunimin Italisë.

Edhe më parë historia e Shqipërisë ka treguar se ka pasur dëshirën e sinqertë për të qenë pjesë e BE-së dhe për të zgjedhur të gjitha ato mundësi bashkëpunimi dhe nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e Italisë. Më kujtohet kur në ditët më dramatike të COVID, qeveria shqiptare ofroi, na ndihmoi me 30 mjekë dhe infermierë në Lombardi, ashtu edhe në raste të tjera. Dhe një nga gazetat italiane e titulli “Përralla e bukur” dhe sot kryeministri Rama quhet “kriminel”. I them Ramës, se nuk është ai shënjestra dhe italianët e kuptojnë.

Luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, emigracionit të paligjshëm dhe përmes kësaj marrëveshje, Shqipëria ka vendosur në dispozicion disa territore në të cilat Italia po kryen punimet për ngritjen e dy qendrave, ku në Shëngjin do të mirëpriten emigrantët dhe më pas do të dërgohen në Gjadër. Është një marrëveshje inovative. 15 vende të BE-së nga 27-të nënshkruan dhe i dërguan një apel KE-së për të kërkuar, që këto vende, të ndjekin shembullin e marrëveshjes me Italisë dhe Shqipërisë. Edhe vetë qeveria gjermane këshilluan ndjekjen e modelit italian.', tha Meloni.

Delegacioni i kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe delegacioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndodhen në Shëngjin ku po inspektojnë qendrën e pritjes së emigrantëve financuar me paratë e qeverisë italiane. 

Meloni shoqërohet edhe nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci.

Kryeministrja e Italisë mbërriti në aeroportin Nënë Tereza  (ora 11:24) dhe nga aty u nis me helikopter drejt Gjadrit, ndërkohë kryeministri Edi Rama mbërriti me makinë. 

 

meloni rama

Lini një Përgjigje