TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2024, 13:26

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Ramës nuk i del e keqja me 'Rai3': Në Shqipëri s'ka mafia si Camorra as Cosa Nostra

Shkruar nga Pamfleti

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Ramës nuk i del e keqja me

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat me homologen Giorgia Meloni nga kampi në Gjadër, ka zgjedhur të flasë italisht duke u shprehur se “jemi në territor italian”.

Gjatë fjalës së tij, Ramës duket se nuk i del e keqja me 'Rai3' ku tha se kam kënaqësinë që ju shoh këtu shëndoshë e mirë, duke iu drejtuar reportazhit të emisionit italian “Reporter”.

Kryeministri tha se ata e cilësuan Shqipërinë si një vend ku mbizotëron mafia, por që sipas tij sikurse edhe Prokuroria e Posaçme e ka pohuar, nuk ekziston aspak një fakt i tillë.

Rama shtoi se u hodh baltë mbi Shqipërinë, ndërsa synimi i vetëm ka qenë të sulmohej marrëveshja mes dy vendeve mbi emigrantët.

“Buongiorno, flasim italisht sepse këtu jemi në territor italian. Mirësevini të gjithë. Më lejoni të shpreh kënaqësinë tju shoh këtu shëndosh e mirë, në këtë zonë që sipas një gazeta italiane zemra, thelbi i kriminalitetit shqiptar, është vendi ku veprojnë klanet të cilat lidhen me trafikun e qenieve njerëzore. E kemi marrë seriozisht ketë zbulim shqetësues, mqs gazeta e të nesërmes thoshte që edhe Prokuroria po merret me zbulimin e këtyre planeve po merremi së bashku me prokurorinë dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston në këtë zonë apo zona të tjera të Shqipërisë, ku sigurisht ka grupe kriminale, por sipas SPAK nuk ekzistojnë premisat për të folur për mafie shqiptare. 

Duke cituar kreun e SPAK nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë organizata mafioze të llojit Cosa Nostra, Camorra. Sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre. Nuk mund të mos shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat e thëna për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër emigrantëve. Duhet të kenë turp që të drejtën demokratike e shndërruan në një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve e italianëve", tha Rama.  

 

Lini një Përgjigje