TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2024, 12:39

Vizita në Shqipëri për emigrantët, mediat italiane shigjetojnë Melonin: Reklamë elektorale

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në Shqipëri për emigrantët, mediat italiane
Rama dhe Meloni

Strehimi i emigrantëve që hyjnë nga Italia në vendin tonë, solli sot në Shqipëri kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Vizita në Gjadër e Melonit ka marrë vëmendjen e mediave fqinje, të cilat shkruajnë se kjo është vetëm një reklamë që ajo po bën para zgjedhjeve.

Meloni duhet të ishte në orën 11:15 në Gjadër për të kryer inspektimin, por ka mbërritur në Rinas në orën 11:30 dhe helikopteri që e ka dërguar nga aeroporti drejt Gjadrit është ulur pak pas mesditës.

Qendra pritëse në Gjadër do të jetë në juridiksionin e autoriteteve italiane dhe aty emigrantët do të kalojnë aty filtrin e parë. Një emigrant do të qëndrojë në vendin tonë për të paktën 28 ditë, ku do të kryhet identifikimi i tyre.

Ndërkohë Konferenca e Ramës dhe Melonit është parashikuar të mbahet në orën 12:00, ndërkohë që Forca të shumta policie janë vendosur në disa pika për të garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e delegacionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni drejt qendrës së pritjes në Shëngjin.

reklamë elektorale meloni shqipëri

Lini një Përgjigje