TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2024, 15:50

Vendimi për emigrantët, Ylli Manjani: Kemi gjykatën më antikushtetuese, po lejohet shkelja e sovranitetit

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi për emigrantët, Ylli Manjani: Kemi gjykatën më

Juristi Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të aprovojë paktin Rama-Meloni për emigrantët.

Manjani shprehet se sot kemi gjykatën më antikushtetuese që kemi patur ndonjëherë dhe nuk ka asnjë dallim nga Ruanda. Sipas tij, pakti cenon sovranitetin e vendit dhe Kushtetuesja duhej ta rrëzonte.

"Kemi Gjykatën më Antikushtetuese që kemi patur ndonjëherë. 5 anëtarë të saj kanë vendosur që të lejojnë një copë territor të Republikës ta lerë nën administrim një qeverie të huaj. Në atë copë territor në Shëngjin dhe Gjadër do veprojnë ligjet e Republikës së Italisë. Republika e Shqipërisë vetëm mbledh ujrat e zeza. Ne presim të sqarojnë ndarjen e pushteteve, por ata ndajnë territorin. Këta kanë vënë në dyshim integritetin territorial të shtetit, ç'e kanë ndarjen e pushteteve?!", shkruan Manjani.

Gjykata vendosi me 5 vota pro dhe 4 kundër që të refuzojë padinë e opozitës, duke i hapur rrugë emigrantëve. Pritet që kryetarja e kësaj gjykate të dalë në një komunikim me mediat dhe të sqarojë marrjen e vendimit.

 

Lini një Përgjigje