TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2024, 13:05

Taulant Balla mesazh 'të fortëve' në Shkodër: Nuk mund të ketë më lagje ku policia nuk mund të ndërhyjë!

Shkruar nga Pamfleti

Taulant Balla mesazh 'të fortëve' në Shkodër: Nuk

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ditën e sotme ka shkuar në Shkodër ku ka bërë një analizë e punës gjatë 2023 në këtë qark.

Balla tha se ka mbaruar koha kur policia nuk mund të hynte në lagjet e të fortëve, ndërsa ka dhënë porosi që prioritet për këtë vit të jetë lufta ndaj narkotikëve dhe goditja e grupeve kriminale.

“Shkodra ka një sërë problematikash që lidhen me policinë, kontrolli i territorit dhe lufta ndaj fenomeneve që lidhen me informalitetin dhe krimin. Nga 300 mijë lëndë narkotike të asgjesuara, 200 mijë u kultivuan në Shkodër. Duam një Shkodër të sigurtë, ka moszbulim krimesh. Janë 247 persona në kërkim që vijojnë të fshihen në Shkodër. Ka mbaruar koha që Shkodra kishte histori të fortësh, nuk ka më lagje ku policia nuk mund të hyjë dhe nuk mund te ushtronin funksionin e tyre. Misioni ynë është marrja fund e bajraqeve, feudeve në Shkodër. Dua që Liqeni i Shkodrës të mos përmendet më për peshkim të paligjshem, dua të jetë vetëm në funksion të turizmit. Shkodra po rilind në ofertën turistike.

Çështja e personave në kërkim është sfidë dhe në Bashkimin Evropian. Po punojmë dhe kemi rezultat të mirë dhe nga DVP Shkodër. Për kanabisin, policia ka pasur rezultate të shkëlqyera, nuk mjaftohemi vetëm me zbulimin e parcelës, por kush është grupi prapa tyre. Viti 2024 do rrisë goditjen. Ne nuk do merremi vetëm me ngjarjet e 2023, por me ngjarjet që nga 1992, pasi këto ngjarje të pa zbuluara janë burim për ngjarje të reja. Procesi i vetingut në polici po ecën dhe po jep rezultate.  Procesin nuk mund ta komentoj pasi është institucion i pavarur.”, ka deklaruar Balla.

 

taulant balla shkodër bandat

Lini një Përgjigje