
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani po mban një konferencë për mediat këtë të hënë me homologun turk, Hakan Fidan.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Tiranë, Hasani u shpreh se mes dy vendeve ka një miqësi historike dhe solide.
Më tej Hasani u shpreh se së shpejti do të hyjë në fuqi marrëveshja për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit.
“Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Presim hyrjen në fuqi të marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit. Përmbushja me sukses e angazhimeve tona për 2024, do të kërkojë dhe bashkëpunimin me Turqinë. Vlerësoj Turqinë për mbështetjen në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Agresioni rus në Ukrainë, të rrisim koordinimin për t’u përballur me sfidat e sigurisë”, tha Hasani.
Lini një Përgjigje