TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2024, 14:02

Bllokuan seancën plenare dhe komisionin e Reformës Zgjedhore, PS kërkon përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Bllokuan seancën plenare dhe komisionin e Reformës Zgjedhore, PS

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 19 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi pas bllokimit të seancës së të enjtes dhe punimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

PS kërkon marrjen e masës disiplinore ndaj deputeteve Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Cela, Tritan Shehu, Lefter Geshtenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykhashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj. Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi, sipas nenit 65/1 të Rregullores së Kuvenditet Republikes së Shqipërisë.

Kërkesa e mazhorancës vjen pasi deputetët bllokuan seancën plenare të së enjtes, si edhe punimet e komisionit të Reformës Zgjedhore, që më pas u mblodh online.

Pas kërkesës së PS, pritet mbledhja e Sekretariatit të Etikës.

Bllokuan seancën plenare dhe komisionin e Reformës Zgjedhore, PS

ps reforma zgjedhorja

Lini një Përgjigje