Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas fjalës së kryeministrit Edi Rama prej rreth 1 orë e 30 minuta në mbledhjen e grupit ku vendos rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se Rama ofroi mbrojtje për Ballukun.
Sipas kreut të PD, Rama iu tha shqiptarëve sot se 'Balluku është e paprekshme dhe SKAP-i është zero me bisht, se drejtësia nuk ekziston."
“Të nderuar qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike të Ramës për Lubi Ballukun. Në fakt, elegjinë e tij për veten e tij dhe Lubinë. Ai hoqi një maskë dhe ofroi mbrojtje totale, duke vënë peng Kushtetutën dhe ligjet e vendit, ndarjet e pushtetit dhe proceset e integrimit në BE. Ai iu tha shqiptarëve sot se Balluku është e paprekshme!
Se SKAP-i është zero me bisht, se drejtësia nuk ekziston. Noterja apo regjistruesja e të gjitha vjedhjeve 25 vjeçare të këtij kryehajduti. Edi Rama, sot sfidoi çdo shqiptar, qytetarët shqiptarë! Nuk është kryesisht sulm ndaj SPAK, ndaj drejtësisë kjo që po bën, sepse në këtë drejtim drejtësia po përfaqësohet nga ju.
Edi Rama ju thotë juve se qëndron mbi ligjin dhe si narko-diktator i vërtetë, vendos për gjithçka. Ai sot dëshmoi më shumë se kurrë se është i gatshëm që të përdorë mandatet e krimit kundër interesave të shqiptarëve.”, tha ai.
PSE c'prisnit juve,qe te rrezonte ballukun dhe te ngrinte spak-un?sa ju genjen mendja!
Eeeh mer Sale, tani ke te drejte por po mendoja kush nga Ministrat e tu eshte futur ne burg..