TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2026, 14:29

“Urrejtje për ne dhe amnisti për mazhorancën”, Bardhi akuza PS: Po pengon opozitën në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
“Urrejtje për ne dhe amnisti për mazhorancën”, Bardhi
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se po ndërmerr veprime për të kufizuar rolin e opozitës në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Bardhi deklaroi se shumica qeverisëse ka refuzuar çdo nismë të opozitës, përfshirë kërkesat për interpelanca dhe ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Ai theksoi gjithashtu se opozita ka informuar për këtë situatë si kryetarin e Kuvendit, ashtu edhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa akuzoi mazhorancën për standarde të dyfishta ndaj deputetëve.

“Mazhoranca refuzon çdo iniciativë të opozitës, refuzon çdo kërkesë për Interpelancë dhe Komisione Hetimore. I dërguan raport kreut të Kuvendit por edhe Ambasadave. Mazhoranca anë Kuvend ka refuzuar ngritjen e 5 Komisioneve Hetimore, 7 kërkesa për interpelancë me kryeministrin”, tha Bardhi, duke shtuar se, ‘kanë urrejtje për deputetët e opozitës dhe amnisti për deputetët e mazhorancës’.

Sipas tij, mazhoranca ka ndërmarrë një “sulm të hapur” ndaj opozitës, duke përmendur edhe përjashtimin e 15 deputetëve brenda një periudhe prej gjashtë muajsh.

Lini një Përgjigje